Mediume maqedonase i japin jehonë trajnerit Ardian Nuhiu.
Mediumi “Sportmedia” dhe “Ekipa” shkruajnë se Nuhiu po rikthehet në Kosovë.
“Ardian Nuhiu rikthehet në Kosovë dhe do të jetë trajneri i parë i skuadrës së Gjilanit.
Sipas informacioneve që dolën sot, ish-trajneri i Shkëndijës ka pranuar që ta marrë skuadrën e Superligës së Kosovës.
Bashkë me Nuhiun në staf profesional do të jetë edhe Muarem Bajrami, ndërsa në postin e zëvendësdrejtorit të skuadrës Ertan Demiri”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonase.