FIFA kërkon miratimin e rregullit, që do të revolucionarizojë futbollin

Futboll

FIFA kërkon miratimin e rregullit, që do të revolucionarizojë futbollin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

FIFA është e etur të ndërmarrë hapin gjigant dhe ndryshuar futbollin siç e kuptojmë deri tani, duke vendosur një rregull që i kushtëzon shumë të gjitha ndeshjet. Sipas “The Athletic”, organi më i lartë i futbollit botëror i ka kërkuar Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) të vazhdojë dhe të miratojë rregulloret e reja revolucionare mbi pozicionin jashtë loje, të cilat vazhdojnë të testohen.

Legjenda e Arsenalit, Arséne Wenger është truri që ka punuar mbi këtë ide të re. Që nga viti 1990 është njohur “offside” në rastet kur çdo lojtar në ekipin sulmues e ka një pjesë të trupit të tij përpara mbrojtësit të fundit kundërshtar (në linjë të drejtë). Kur janë shënuar gola në pozicione të tillë, ato janë anuluar, por duket se nuk do të vazhdojë gjatë kështu.

Ajo që propozon FIFA dhe që mund të nënkuptojë një ndryshim shumë të rëndësishëm në futboll, do të thotë që një lojtar do të ishte në pozicion jashtë loje kur i gjithë trupi i tij të jetë midis mbrojtësit të parafundit dhe portës. Domethënë, për sa kohë që njëra këmbë është në vijë të drejtë me lojtarin kundërshtar, sado që pjesa tjetër e trupit të jetë përpara, nuk do të konsiderohet “offside”.

Baza e idesë është zvogëlimi i numrit të “offside”-ve për ndeshje dhe lehtësimi i identifikimit të tyre, por është evidente se kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në strategjitë e skuadrave, veçanërisht ato që vendosin të bëjnë presion përpara. Për momentin, IFAB ka pranuar tashmë që ta trajtojë këtë propozim të ri pas testeve që u kryen në kampionatin U-18 në Itali, si dhe ato të mëpasshme në Holandë e Suedi.

“Diskutimi për ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje nuk është diçka e re, nuk është diçka që do të kërkojmë të futet menjëherë në nivelet më të larta”, – shpjegoi Wenger, i cili kërkon që të miratohen më shumë teste për këtë ndryshim.

FIFA është e përkushtuar ta testojë këtë rregull të ri, i cili favorizon sulmuesin dhe është aplikuar në garat e përzgjedhura për të rinjtë në të gjithë Evropën.

Ne do t’i vazhdojmë këto prova, do të vlerësojmë rezultatet dhe do t’i diskutojmë ato me të gjitha palët e interesuara”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat