Simone Inzaghi fiton çmimin “Trajneri më i mirë” i sezonit në Serie A

Futboll

Simone Inzaghi fiton çmimin “Trajneri më i mirë” i sezonit në Serie A

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:22
Simone Inzaghi

Javë e re, çmim i ri për Simone Inzaghin.

Trajneri i Interit, pasi fitoi Superkupën e Italisë dhe mbi të gjitha titullin e tij të parë në karrierë, u vlerësua si trajneri më i mirë i Serisë A për sezonin 2023/24 sipas Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian dhe komunitetit Panini.

Inzaghi kaloi finalistin tjetër, Thiago Motta, që arriti të  kualifikojë në Champions League Bolonjën, me 55% të votave.

Trajneri dhe stafi do të shpërblehen në Rimini gjatë eventit kushtuar teknikëve të futbollit.

Lega Serie A ka njoftuar se çmimi "Philadelphia Fair Play Moment Of The Season" i është dhënë mbrojtësit të Milanit, Alessandro Florenzi që u bë protagonist, në ndeshjen Milan-Lazio, në episodin që përfaqësoi më së miri parimet e miqësisë, sportit dhe besnikërisë gjatë gjithë sezonit sportiv 2023-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat