Asnjë minutë me Fulhamin

Futboll

Asnjë minutë me Fulhamin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:13
Armando Broja - djathtas

Armando Broja e ka në “xhep” një ftesë nga Kombëtarja për Europianin e Gjermanisë.

Kjo pasi sulmuesi 22-vjeçar ka zbarkuar ditën e sotme në Shqipëri.

Bashkë me Jasir Asanin ka vizituar dyqanin e Macron, që është dhe sponsor teknik i Kombëtares.

Zgjedhjet e trajnerit Sylvinho do të bëhen të ditura më 27 maj.

Ftesa e Armando Brojës mund të konsiderohet dhe surprizë.

Kjo pasi me Fulham minutat kanë qenë mjaft të paktë, teksa ka provuar dhe stolin.  

Kujtojmë se tekniku brazilian ka të drejtën e 26 ftesave. Me interes të madh pritet të mësohen lojtarët e grumbulluar, pasi dilemat ekzistojnë kur kanë mbetur dhe tri javë nga fillimi i kompeticionit futbollistik më të rëndësishëm europian për shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat