Gjilani për fitore në Klinë! Ziko: E kemi të qartë objektivin

Futboll

Gjilani për fitore në Klinë! Ziko: E kemi të qartë objektivin

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:01
Renato Ziko

Futbollisti i Gjilanit, Renato Ziko dhe bashkëlojtarët e tij janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës së fundit kampionale në “Albi Mall” Superligë përballë Dukagjinit, takim ky që luhet në udhëtim.

Mëngjarashi ka potencuar në konferencën për media para gazetarëve se ai dhe shokët e skuadrës janë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur objektivin nga kjo përballje.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme të cilën e kemi me detyrim ta fitojmë. Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur për këtë duel. E vetmja gjë që kemi në mendje është fitorja. Ne do të japim maksimumin për ta arritur këtë objektiv”.

26 vjeçari ka potencuar se atmosfera brenda dhomave të zhveshjes është mjaft e mirë, derisa e potencon se fitorja është alternativa e vetme.

“Klima brenda dhomave të zhveshjes është shumë e mirë ndërmjet çunave. Ashtu siç e thash edhe më parë gjithë e kemi mendjen vetëm te fitorja, e cila është e domosdoshme për ne në këtë takim”.

Sfida ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën më 25 Maj me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat