Robert Prosineçki fton edhe lojtarin e kampionit të Kosovës

Futboll

Robert Prosineçki fton edhe lojtarin e kampionit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2024 Në ora: 00:05
Mali i Zi

Dy miqësore për Malin e Zi. 

Futbollistët malazezë presin dy ndeshje të forta miqësore ndaj Belgjikës dhe Gjeorgjisë në muajin qershor dhe selektori Robert Prosineçki, ka bërë të ditur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për këto  ndeshje.

Në listën e Prosineçkit janë 25 lojtarë dhe në mesin e tyre janë edhe tre të rikthyerot, Vukan Saviçeviq, Sllobodan Rubezhiq dhe Nebojsha Kosoviq.

Janë ftuar shqiptarët, si mbrojtësi Marko Tuçi (Gangwon, Koreja e Jugut), mesfushori Driton Camaj (Kisvardë, Hungari), Edvin Kuç (Ballkani, kampion i Kosovës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat