De Laurentiis afrohet me Conten

Futboll

De Laurentiis afrohet me Conten

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:03
Antonio Conte

Napoli po bën hapa përpara për nënshkrimin me Antonio Conten. Aurelio De Laurentiis ka avancuar në bisedimet me ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit.

Siç raporton “Sky”, palët janë më afër pas kontakteve të reja që ndodhën të premten. Conte mësohet se ka pranuar të ulë pretendimet financiare, kështu që marrëveshja është më pranë se kurrë.

Afrimi mes Contes dhe Napoli bëhet më i besueshëm edhe nga zhvillimet e fundit në Atalanta. Takimi i parë mes Gasperinit dhe Percassit nuk prodhoi asgjë, por është vendosur që të kenë një takim të dytë gjatë ditës së sotme.

Gasperini është hapur ndaj rinovimit për sa kohë që “Perëndesha” i garanton atij një kontratë trevjeçare dhe një treg ambicioz dhe jo një marrëveshje për dy sezone.

Për këtë arsye, De Laurentiis vazhdon të këmbëngulë për Conten, pasi hipoteza e Gasperinit është e lidhur me atë që do të ndodhë me Percassin.

Ekziston është skenari tjetër, që në rast së dështojnë bisedimet me Conten dhe Gasperini rinovon me Atalantën, te Napoli të mbërrijë Pioli.

Milani ka zyrtarizuar lamtumirën e Piolit pas 4 vitesh e gjysmë bashkë. Trajneri nga Parma ka qenë gjithmonë një profil i vlerësuar nga De Laurentiis.

Me pak fjalë, një fundjavë vendimtare për të gjithë, me pankinën e Napolit që pret të mësojë pronarin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat