Ky nuk ishte zemërimi i parë

Futboll

Ky nuk ishte zemërimi i parë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:31
Nasser Al-Khelaïfi

Bëhet e ditur se marrëdhënia mes presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi dhe Kylian Mbappe nuk ka qenë idilike prej kohësh.

E gjitha kjo si rezultat i “flirteve” të vazhdueshme të sulmuesit francez me Real Madridin, të cilat do të përfundojnë me nënshkrimin e tij për “Los Blancos” kësaj vere.

Ka pasur shumë mosmarrëveshje mes tyre, që kanë rrjedhur në media kohët e fundit. Më e fundit raportohet nga “L’Equipe”.

Sipas gazetës franceze, Al-Khelaïfi, fjalë për fjalë do t’i kishte thënë Mbappe-s: “Ju do të legjitimoni Superligën”.

Presidenti i skuadrës pariziene aludonte kështu faktin se, duke përforcuar Real Madridin, “rivalin tonë të madh”, sipas fjalëve të tij, Mbappe po ndihmonte kompeticionin të merrte formë.

Gjithmonë sipas “L’Equipe”, presidenti e ka qortuar atë se nuk ka lënë para në arkat e PSG, duke përmendur Bellingham ose Harry Kane si lojtarë që e kanë bërë këtë.

Ky nuk ishte zemërimi i parë mes të dyve. Në mesin e majit dhe sipas “Le Parisien”, të dy patën një diskutim shumë të nxehtë në “Parc des Princes”, para ndeshjes që skuadra pariziene përfundoi duke e humbur ndaj Toulouse (1-3).

Mbappé dhe Al-Khelaïfi kishin pasur një përplasje shumë të ashpër, ku të dy u përfshinë në një tension ballë për ballë. “Toni u ngrit shumë shpejt”, deri në atë pikë sa “muret u drodhën” dhe u dëgjuan britma nga jashtë dhomës, sipas një dëshmitari në vendngjarje, të cituar nga gazeta. PSG më vonë e mohoi atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat