Tetova paralajmëron Partizanin

Futboll

Tetova paralajmëron Partizanin

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:33
Egnatia

Egnatia është vetëm 90 minuta larg historisë. Rrogozhinasit ditën e nesërme do të luajnë ndaj Partizanit finalen për titullin kampion. Takim që do të startojë në orën 19:00.

Para kësaj ndeshhje në konferencën për shtyp ishin të pranishëm Edlir Tetova dhe Renato Malota.

Trajneri shprehet  gati më shumë se kurrë për këtë finale dhe ndaj Partizanit do të luajnë vetëm për fitoren.

Ndër të tjera deklaron se Egnatia ka lojtarë me eksperiencë që do të japin më shumë se 100% për të fituar këtë trofe.

“E mbyllët sezonit të parë dhe për fatin e keq tuajin luani një finale për titullin. Si ndiheni? Na vjen keq sepse kemi udhëhequr që nga java e 3-të.

Atmosfera? Skuadra është maksimalisht e përqendruar dhe ne kemi përgatitur gjithçka në detaje dhe besoj që do të bëjmë më të mirën.

Llogaritë? Normalisht gjithçka është e detajuar, pasi është finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre.

Pikat e dobëta të Partizanit? Nuk dua të shprehehem për këtë pjesë. Gjithkush merr masat e tij.

Lojtari i Partizanit që do të hiqje? Nuk do të hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe të japim maksimumin.

Eksperienca? Nuk besoj se vlen eksperienda. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im pas Kupës ka një entuziazëm dhe jam i bindur se do të japim më të mirën.

Superkupa? Është diçka të tjetër dhe besoj se kjo do të ketë një dinamik tjetër.

A është gati psikologjikisht? Rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit të luajë në finale dhe finalja e Superkupës dhe ajo e nesërma nuk kanë asnjë lidhje.

Një koment për positmet e Partizanit? Nuk komentoj çfarë bën ekipi kundështar, unë jam i fokusuar te ajo çfarë ekipi im do të japë në fushën e lojës.

Strategji? Finalet janë për lojtarët dhe unë mendoj se stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadrat që kanë përfunduar të parët dhe të dytën në Superiore”, përfundoi timonieri i rrogozhinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat