Dinamo kërkon Markun

Futboll

Dinamo kërkon Markun

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:36
Herald Marku

Herald Marku është i “piketuari’ i radhës nga Dinamo për sezonin e ri. “Blutë” kanë nisur tashmë punën dhe për sezonin e ardhshëm kërkojnë të përforcojnë skuadrën me lojtarë me eksperiencë.

Në këto kushte dinamovitët i rikthehen pistës së Markut.

Ky i fundit prej 6 muajsh është pa një skuadër dhe fakti që është një lojtar i lirë në treg bën që drejtuesit të tentojnë rikthimin e tij në Superiore, teksa kanë nisur kontaktet mes palëve.

28-vjeçari në janar të këtij viti ka mbyllur aventurën e tij me UTA Arad, ku ka luajtur 15 ndeshje mes kampionati dhe Kupës në Rumani. Futbollisti ka një karrierë të pasur në Superiore, ku ka luajtur me Partizanin, Vllazninë dhe Kastriotin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat