Mbappe do ta vijojë karrierën të klubi më i madh në botë

Futboll

Mbappe do ta vijojë karrierën të klubi më i madh në botë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:48
Mbappe

Që Kylian Mbappe do ta vijojë karrierën të klubi më i madh në botë, Real Madrid, nuk ka më dyshime. Sulmuesi francez, para se të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll, por përgatitet terrenin që gjithçka të jetë perfekte.

Ndër hapat e parë ishte kërkimi i shtëpisë, që do ta presë atë dhe familjen e tij.

Sipas medias spanjolle, Mbappé ka blerë një vilë me vlerë nga 10 deri në 15 milionë euro.

Rezidenca e re e jashtëzakonshme e sulmuesit të kombëtares franceze ndodhet në një nga zonat më ekskluzive të Madridit. Në fakt, kjo shumë për të është si “kruajtëse dhëmbësh”, pasi nuk e ka aspak problem me pagën e lartë që do të përfitojë, plus të ardhurat në sponsorët në Madrid.

Kylian tashmë ka bërë një lëvizje duke përfituar nga miqësia e tij me një legjendë të Realit, Sergio Ramos, me të cilin ndau një pjesë të përvojës te PSG. Mbrojtësi aktual i Sevillas ia rekomandoi zonën La Moraleja, një kompleks banimi i nivelit të lartë, që ndodhet në komunën e Alcobendas, në pjesën veriore të zonës metropolitane të Madridit.

]Është një nga zonat me të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë Spanjën, ku në të kaluarën kanë jetuar edhe Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Tony Kroos, Ángel Di María, Zinedine Zidane, Gareth Bale dhe David Beckham.

Midis fqinjëve të Mbappé mund të jetë Ramos, i cili ka ende një shtëpi në këtë zonë, dhe ylli i Hollivood-it, Richard Gere. Prona e re e Mbappésë është ndërtuar në vitin 1996, por është rinovuar plotësisht. Ajo është 3507 metra katrorë ndërtim brenda 10 mijë metra katrorë tokë.

Ka dy pishina, një kinema, një fushë tenisi… Nuk është një fillim i keq te Reali për Mbappé, i cili tani pret të nisë aventurën e tij me fanellën e klubit mbretëror. Prezantimi në “Bernabeu” me siguri do të ketë audiencë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat