Salernitana në sprovë

Futboll

Salernitana në sprovë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Salernitana nuk ka fituar asnjë nga 4 e Serisë A të luajtura në “San Siro” kundër Milanit (1B, 3H) dhe në përgjithësi është stadiumi në të cilin kjo skuadër ka luajtur më shumë ndeshje pa gjetur kurrë fitore (9 herë me 8 humbje e 1 barazim).

“Djalli” ka mbetur i pamposhtur në 8 (5F, 3B) nga 9 ndeshjet e luajtura në Serie A kundër Salernitanës, megjithëse barazoi 3 nga 4 ndeshjet më të fundit kundër këtij kundërshtari (1F).

Ndër skuadrat kundër të cilave kuqezinjtë kanë shënuar gjithmonë në Serinë A, vetëm Peskara (14), Pro Verçeli (12) dhe Mesina (10) janë nënshkruar më shpesh se sa Salernitana e cila është edhe ajo që kanë përballur më pak.

Ekipi i Stefano Piolit ka fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit të kampionatit (3B, 2H), pasi pati regjistruar një seri prej 5 fitoresh radhazi. Për më tepër, pas humbjes kundër Torinos, kuqezinjtë mund të humbasin dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga periudha midis janarit dhe shkurtit 2023 (3 me atë rast).

 Salernitana është skuadra e katërt jo e sapo promovuar në të gjithë historinë e Serisë A, e aftë për të humbur të paktën 25 ndeshje në një sezon të vetëm (2F, 10B, 25H në turneun aktual), pas Triestinës 1946-47 (25 humbje), SPAL 2019-20 (28 humbje) dhe Sampdorias 2022-23 (25 humbje).

Milani ka fituar ndeshjen e fundit të sezonit në Serinë A në secilin nga 6 kampionatet e fundit (gjithashtu duke përfunduar gjithmonë në avantazh pjesën e parë). Kjo është seria më e gjatë e këtij lloji në kompeticionin për kuqezinjtë.

Stefano Pioli është trajneri i katërt që ka arritur më shumë suksese në stolin e Milanit në kampionatin italian: 108, pas Karlo Ançelotit (163), Nereo Roko (120) dhe Fabio Kapelo (110); Për më tepër, ai është trajneri i dytë i Milanit për nga përqindja e fitoreve në kompeticion: 59%, pas vetëm Lajos Zheizler (64%).

Gjatë 5 sezoneve të fundit të Serisë A (që nga viti 2019-20), Teo Hernandez është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola (48), që ka realizuar më shumë driblime (232) dhe që ka bërë më shumë lëvizje me top në këmbë (2571). Më tej, ai ka shënuar gjithsej 99 suksese në Serinë A. Në të njëjtën periudhë, ka bërë më pak vetëm se Alesandro Bastoni (100, ndërsa Di Lorenco është gjithashtu në kuotën 99).

Olivie Zhiru është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në Serie A për Milanin pasi ka mbushur 34 vjeç: 38 (përpara Zlatan Ibrahimoviçit 34); Duke marrë parasysh të gjithë lojtarët e huaj në historinë e kompeticionit, vetëm Kristiano Ronaldo (64) dhe Miroslav Klose (42) kanë bërë më mirë.

Xhulio Maxhiore është një nga 3 lojtarët italianë që është përfshirë në të paktën 5 gola në Serie A nga fillimi i marsit e në vazhdim, së bashku me Xhanluka Skamakën (8) dhe Rikardo Kalafiorin (5): 3 gola dhe 2 asiste në këtë periudhë në Serinë A për mesfushorin Salernitanës që sot ndaj Milanit do të ketë 12 mungesa të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat