Malota: Nuk i trembemi sulmit të Partizanit

Futboll

Malota: Nuk i trembemi sulmit të Partizanit

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:05
Renato Malota

Së bashku me Edlir Tetovën në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Renato Malota.

Kapiteni i rrigozhinasve analizoi duelin me Partizanin, ku ditën e nesërme do të luajnë për titullin kampion.

Lideri i Egnatias theksoi se ekipi i tij ka përgatitur gjithçka në detaje për këtë takim.

Kjo është një finale që nuk është luajtur ndonjëherë dhe ajo e nesërmja do të flasë në “gjuhën” e rrogozhinasve.

Prania e arbitrave të huaj në këtë takim sipas Malotës është me e drejtë, teksa do të jetë një ndeshje fizike, pasi i tillë është edhe kampionati anglez.

 “Skuka, Binsouka, Cara, Taipi dhe Mensah? Është e vërtetë që Partizani ka lojtarë me eksperiencë, por ne e kemi vërtetuar që kemi një ekip solid dhe do t’ia dalim të bëjmë më të mirën. Nuk do të jetë problem për ne.

1 kundër 1? Sa i përket strategjisë, nuk flas dot, nuk jam detaje para ndeshjes. Këto i përkasin trajnerit dhe ne do të flasim në fushë.

Dihet që kjo finale është e rrallë dhe nuk ka ndodhur mëpara. Kemi fatin ta provojmë nesër. Kam pasur fatin të luaj shumë finale dhe shpresoj që edhe këtë herë të dal fitimtar.

I druheni tifozëve të kuq në “Air Albania”? Kemi lojtarë që kanë ekspericë, kemi lojtarë që janë mësuar me këto ndeshje dhe besoj se nuk do të jetë aspak problem.

Arbitër i huaj? Kampionati anglez është fizik dhe mendoje se nesër do të jetë një ndeshje fizike. Ne dhe Partizani kemi fatin të gjykohemi nga një arbitër i huaj.

Sulmi? Ka edhe ekipe të tjera që në fazën sulmuesi janë mirë, ne i njihon aftësitë tona dhe nuk kemi frikë aspak.

Si do të vendoset kjo sfidë? Një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe skuadra që do të gabojë ma pak do të fitojë”, deklaroi kapiteni rrogozhinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat