Juventusi kërkon të thyejë tersin kundër Monzës

Futboll

Juventusi kërkon të thyejë tersin kundër Monzës

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Pas dy humbjeve në sezonin e kaluar në kampionat, bardhezinjtë kanë gjetur fitoren e parë me Monzën në fazën e parë të këtij sezoni me rezultatin 2-1, me golin e Gatit në minutën e 97-të.

Juventusi ka grumbulluar 22 pikë në 18 ndeshjet e zhvilluara në këtë fazë të dytë, duke pasur një mesatare të turpshme prej vetëm 1.22 pikësh për ndeshje. Kjo është mesatarja e dytë më e ulët që pas asaj prej 1.16 pikësh për ndeshje, në sezonin 2009-2010.

Monza, së bashku me Salernitanën është një nga 2 skuadrat që nuk kanë fituar asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat, me 3 barazime dhe 5 humbje për bardhekuqtë, që sot sfidojnë Juventusin.

Juventusi vjen nga një seri e çmendur prej 6 barazimesh radhazi në kampionat dhe vetëm një herë ka bërë 7 të tillë radhazi. Kjo ka ndodhur mes periudhës mars-prill 1971, me Cestmir Vicpalekun në stol.

Monza është skuadra që bën më pak rikuperime në fazën ofensive të kësaj Serie A (152 të tillë), ndërsa Juventusi në këtë renditje është i pesti me 219.

Federiko Kieza ka shënuar 8 gola në këtë kampionat. Ai është italiani i dytë që ka shënuar kaq shumë me bluzën e Juves që prej sezonit 2012-2013, në atë rast Fabio Kualiarela me 9 gola sezonalë.

Federiko Gati ka shënuar 4 gola në këtë kampionat, një prej të cilëve Monzës në fazën e parë. I vetmi mbrojtës i Juves që ka shënuar më shumë në një kampionat të vetëm, përjashtuar penalltitë, ka qenë Igor Tudor, 6 gola në sezonin 2000-2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat