Ndeshje lamtumire si rekordmen

Futboll

Ndeshje lamtumire si rekordmen

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:24
Alex Sandro

Pas nëntë vitesh tek Juventusi, Alex Sandro u jep lamtumirën bardhezinjve.

Do ta vazhdojë karrierën diku tjetër (ndoshta në Brazil), pasi ka fituar kaq shumë me “Zonjën e Vjetër”, duke përfshirë pesë “Scudetti” dhe pesë Kupa të Italisë, e fundit, disa ditë më parë, kundër Atalantës.

Alex Sandro pati ulje-ngritje të mëdha në periudhën e tij me Juventusin, por gjithsesi arriti të hynte në historinë e klubit: prania e tij në fushë në ndeshjen kundër Monzas e fut në histori si lojtari i huaj me më shumë ndeshje te bardhezinjtë. Do ta ndajë këtë rekord me me Pavel Nedved.

327 ndeshje zyrtare me Juventusin për Alex Sandron, aq sa çeku Nedved. Gjatë viteve të fundit, braziliani ka tejkaluar idhujt absolutë të Juventusit, duke përfshirë David Trezeguet, të cilin e kapërceu muajt e fundit (francezi u ndal në 320 ndeshje).

Në top-5-shen e të huajve me më shumë ndeshje me fanellën e Juves, përveç Alex Sandros, Nedvedit dhe Trezeguet, edhe një ish-shok skuadre i brazilianit si Cuadrado (313 ndeshje) dhe Del Sol (294).

Në stadium do të jetë një ditë e rëndësishme për sa i përket lamtumirës: Alex Sandro do të bëjë një xhiro rreth fushës për të marrë dashurinë e tifozëve të Juventusit.

Nuk dihet ende me saktësi se ku do të vazhdojë karriera e Alex Sandros, por me gjasë do të ketë një rikthim në Brazil për 33-vjeçarin.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet një vazhdim i karrierës së tij në një tjetër klub europian, si dhe një transferim në një tjetër kontinent si Azia për të luajtur në kampionatin saudit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat