Çfarë ka Partizani më shumë se Egnatia? 

Futboll

Çfarë ka Partizani më shumë se Egnatia? 

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:32
Orge Shehi

Partizani kërkon titullin e dytë rresht në Superiore. Kryeqytetasit janë përgatirur për finalen më të rëndësishme të sezoni,t eksa përbalë do të kenë Egnatian.

Në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 19:00 do të lujanë me të gjitha forcat për të ngritur në qiell trofeun dhe për të qenë sërish kampionë të Shqipërisë. Për të analizuar këtë sfidë mjaft të luftuar në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Orge Shehi.

Timonieri i të kuqve theksoi se është pargatitur për ketë sfidë. Sipas tij skuadra po kalon një moment të mirë. Ndër të tjera nënvizoi se duhet të kenë edhe pak kujdes përballë një ekipi si Egnatia.

"Akti i fundit? Është ndeshje e fundit dhe më e rëndësishma, pasi vendos skuadrën kampione. Është një finale që vë përballë dy ekipet më të forta dhe triumfuese do të dalë ekipi që gabon më pak. Protagonistët në fushë janë lojtarët, ndërsa trajnerët i udhëheqin ato. Aktorët më të rëndësishëm janë futbollistët dhe mënyra se si do e intepretojnë lojën.

Janë të pakta finalet që skuadrat dominojnë të gjithë takimin. Episodet mendoj se do të bëjnë diferencën.

Çfarë ka Partizani më shumë se Egnatia? Nëse do të shikojë diçka të tillë, i bie të mos merrem me lojtarët e mi. Janë skuadër serioze dhe ne do të japim më të mirën për të fituar. Kemi një president që nuk lodhet kurrë, kemi tifozët më të mirë dhe lojtarët më të shkëlqyeshëm., tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat