Hummels drejt kalimit në Serie A

Futboll

Hummels drejt kalimit në Serie A

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:39
Mats Hummels

Finalja ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve do të jetë e fundit për Mats Hummels me fanellën e Borussia Dortmundit.

Hummels do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë.

Bild raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë Serie A.

Aty ku do e mirëprisnin krahëhapur Milani dhe Juventusi.

Dy destinacione perfekte për Hummels, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Bundesliga.

Mbrojtësi shtatgjatë pati sezon tejet të mirë në aspektin individual, por as kjo nuk mjaftoi të merrte një ftesë nga kombëtarja gjermane për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat