Ku do të shkojë Broja?

Futboll

Ku do të shkojë Broja?

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:44
Broja

Armando Broja mund të ketë një opsion mjaft interesant për të ardhmen e tij në Premier League.

E përditshmja britanike “Mirror”, ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e klubit të West Ham, i cili e monitoronte edhe më parë.

Trajneri David Moyes kishte kërkuar futbollistin në dy dritaret e kaluara të merkatos, pa shumë sukses. Me largimin e tij nga drejtimi i këtij klubi, pakkush mendonte se West Ham do të vazhdonte të ndiqte Brojën, sidomos pas 4 muajve të fundit larg çdo pritshmërie te Fulhami. Por e përditshmja britanike bën të ditur se edhe pasardhësi i Mojes, Julen Lopetegui, është i interesuar për Brojën.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, tashmë kërkon të rinojë skuadrën dhe të nisë një projekt të ri, me emrin e Brojës në listën e atyre që klubi sheh si përforcime të mundshme në një merkato vere që pritet t’i shohë si protagonistë me shumë lëvizje të programuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat