Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Futboll

Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:23
Pamje nga ndeshje

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit.

Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.

Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli, 4.5 milionë euro.

Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.

Entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat