Alonso e ka seriozisht

Futboll

Alonso e ka seriozisht

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:41
Alonso e Ronaldo

Mposhtja e thellë kundër Atalantës në Europa Ligë, pasqyroi problematikat e bomberit te Leverkusenit.

Edhe pse ata kishin 51 ndeshje pa humbje në të gjitha frontet, Patrik Shik dhe Viktor Bonifjes nuk shquhen për siguri e golave në vazhdimësi.

Në këtë trajtë trajneri Ksabi Alonso ka nisur ofensivën për të transferuar një prej “pykave” më të mira në historinë e futbollit, fjala është për Kristiano Ronaldon. Portugezi është në kontratë me klubin arab të AlNasr, i cila skadon në verën e vitit 2025. “Bild” dhe “Kicker” pohojnë me nota të sigurta se Ksabi ka kontaktuar personalisht 39-vjeçarin, duke i kërkuar të bashkojnë forcat te “aspirinat”.

Leverkusen përpos konkurrencës së ashpër me Bajernin në edicionin e ardhshëm të Bundesligës, do inkuadrohen në Ligën e Kampionëve, aty ku nevojiten forca shtesë për të konkurruar mes më të mirëve të Europës. Kristiano dhe Alonso gëzojnë raport të fortë miqësia që prej etapës kur luanin me Realin (2009-2014). Mbetet për t’u parë nëse luzitani do të prish marrëveshjen me arabët për t’u rikthyer edhe një herë në Ligën e Kampionëve, aty ku rekordi i golave nga CR7-a mbetet terren “i paeksploruar” nga ndjekësit.

Në sezonin e fundit te Al-Nasr, Ronaldo ka shënuar 56 gola dhe 15 asiste në harkun e 62 ndeshje, më shumë se një gol përfshirë për takim, mesatare e frikshme, krahas moshës. Leverkusen ditën e sotme ka shansin e artë për t’i shtuar një tjetër trofe kabinetit të tij, finalen e Kupës ndaj Kaizerslautern, ç’ka do e mbyllte sezonin me dopietë, pas triumfit në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat