Altin Aliji la Maqedoninë, zgjodhi Shqipërinë

Futboll

Altin Aliji la Maqedoninë, zgjodhi Shqipërinë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:48
Altin Aliji

Një nga talentet më të mëdhenj në vendin tonë, Altin Aliji (25 gusht 2006), sulmuesi i ri i Makedonija GJP dhe Maqedonisë së Veriut U19, ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare U19, trajner i së cilës është Julian Ahmataj.

Sipas burimit të Open-TV nga Maqedonia, Aliji tashmë ka marrë ftesën nga Kuqezinjtë e vegjël të Shqipërisë.

Aliji ka zhvilluar takime me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U19, madje duke qenë ndër më të mirët në cdo ndeshje.

Aliji deri tani ka lujtur për U16, U17, 18 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut.

Ai vitin e kaluar firmosi kontratë profesionale me Makedonija GJP me kohëzgjatje prej katër vitesh, por me rënien e skuadrës në ligën e dytë ajo kontratë nuk vlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat