Prishtina e Re do fitore ndaj Dinamos 

Futboll

Prishtina e Re do fitore ndaj Dinamos 

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:54
FC Prishtina e Re

Prishtina e Re synon finalen e madhe të barazhit, për të hyrë në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Hajvalia është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme të barazhit, ndaj Dinamos së Ferizajt.

Ndeshja luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon në orën 15.00.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme drejt shkruarjes së historisë që ky klub po e shkruan çdo vit!

Ftojmë të gjithë tifozët, mbështetësit dhe dashamirët e klubit tonë të jenë nesër në stadium në mbështetje të djelmoshave tanë drejt fitores dhe objektivit, Superliga. 

Nesër kemi një finale për tu fituar, për një tjetër që na fut në Superligë! 

Tribuna e përcaktuar për tifozët tanë është Tribuna Jugore, në këtë pjesë biletat janë pa pagesë!

Gjatë ndeshjes duhet të tregojmë kulturë të lartë dhe të respektojmë të gjitha protokollet dhe rregullat e përcaktuara nga organizatori, FFK. 

Po ju listojmë disa gjëra që ndalohen në stadium.

Ndalohet futja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike; 

Ndalohet futja e mjeteve të forta;

Ndalohen pijet në kanaqe;

Ndalohen futja dhe përdorimi i shkrepsave;

Ndalohen çadrat në stadium; 

Lejohet dhe inkurajohet krijimi i atmosferës së zjarrtë dhe elektrizuese. 

Këto janë vetëm disa prej gjërave të ndaluara, andaj ju lusim të i respektoni maksimalisht protokollet dhe rregullat!

Të gjithë bashkë për fitore të madhe!”, njofton FC Prishtina e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat