Ballkani - Prishtina, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani - Prishtina, formacionet zyrtare

Më: 25 maj 2024 Në ora: 14:57
Prishtina

Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në takimin e fundit të sezonit, aty ku do të festojnë titullin e fituar këtë edicion.

Në këtë ndeshje, trajneri Ilir Daja ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë, edhe pse nuk i nevojitet asgjë përveç prestigjit dhe mirënjohës për lojtarët që barten barrën kryesore.

Edhe Emmanuel Egbo ka vendosur të startojnë me formacionin më të mirë në këtë ndeshje, ku nuk kanë asnjë objektiv.

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Emerllahu; Gripshi, Korenica, Kryeziu; Hamidi;

Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Limani, Useini, Muja; Gashi, Islami; Hyseni, Krasniqi, Gallapeni; Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat