Arrihet marrëveshja personale, Kompany drejt stolit të Bayern Munich

Futboll

Arrihet marrëveshja personale, Kompany drejt stolit të Bayern Munich

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:02
Vincent Kompany

Vincent Kompany, sipas të gjitha gjasave, do të zërë vendin e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich.

Negociatat mes klubit gjerman dhe trajnerit belg nisën zyrtarisht pak ditë më parë, i cili në fakt ka një kontratë me Burnley deri në vitin 2028.

Ndaj, Kompany mund të largohet nga klubi aktual anglez vetëm nëse të interesuarit paguajnë klauzolën e lirimit e cila mendohet të jetë mbi 10 milionë euro.

Bayern Munich duket se është i bindur për ta ulur atë në stolin e tyre, dhe janë të gatshëm të paguajnë shumën e klauzolës për ta sjellë në Bavari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat