Publikohen formacionet zyrtare të derbit të Manchesterit

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të derbit të Manchesterit

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen finale të FA Cup për edicionin 2023/24.

Dy rivalët e mëdhenj lokal do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të FA Cup, e cila pritet të zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 16:00. City ka ardhur në finale pasi mposhti Chelsean në gjysmëfinale, ndërsa Unitedi e pati më të lehtë duke u takuar me Coventryn.

Ekipi i Pep Guardiolës synon të fitojë këtë trofe për të kompletuar dy trofetë vendas, ndërsa ekipi i Erik ten Hag e do pasi do të siguronte kualifikimin në Ligën e Evropës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ortega Moreno; Walker, Stones, Ake, Gvardiol; Rodri, Kovacic; Bernardo, De Bruyne, Foden; Haaland;

Man Utd: Onana; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Dalot; Amrabat, Mainoo, McTominay; Bruno Fernandes, Rashford, Garnacho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat