Luis Enrique: Xavi duhej të vazhdonte, kështu mendoj edhe tani

Futboll

Luis Enrique: Xavi duhej të vazhdonte, kështu mendoj edhe tani

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:28
Luis Enrique

Reagimet e personaliteteve të futbollit pas konfirmimit zyrtar të shkarkimit të Ksavit si trajner i Barcelonës kanë mbërritur menjëherë.

Madje edhe nga jashtë Ligës. Mendimin e tyre e kanë shprehur dhe Pep Guardiola (Mançester Siti) dhe Luis Enrike (Paris SG).

Luis Enrique kreu i pankinës së PSG-së është pyetur edhe për shkarkimin e dikujt që së fundmi ka qenë rival i tij në Ligën e Kampionëve dhe ish-bashkëlojtar i tij në të kaluarën ekipi dhe më pas nxënësi i tij kur u takuan te Barça në sezonin 2014-15.

“Në Barcelonë kam thënë se do të doja që Ksavi të vazhdonte të drejtonte ekipin dhe i qëndroj mendimit tim”, ka komentuar shkurt Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat