Bayerni përgatit 60 milion euro për sulmuesin spanjoll

Futboll

Bayerni përgatit 60 milion euro për sulmuesin spanjoll

Më: 25 maj 2024 Në ora: 17:12
Olmo

Emri i Dani Olmons vazhdon të jetë obsesioni te bordi i Bajern Mynihut.

Ata kërkuan edhe verën e shkurtër për të firmosur me futbollistin spanjoll, i cili inkuadrohet në gjirin e Lajpcigut.

Fakti që ai shkatërroi i vetëm Bajerni në “Allianz Arena” në Superkupën e Gjermanisë i shton dozat se 26- vjeçari është në gjendje t’i jap siguri mesfushës bavareze dhe fuqi forcës goditëse.

Prestigjozja “Bild” raporton se këtë verë hyn në fuqi klauzola e largimit për 60 mln euro. Shefat në Mynih janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesën Lajpcigut. Barcelona dhe Mançester Siti i Pep Guardiolës janë të interesuar gjithashtu për shërbimet e Olmos.

Por duhet theksuar se Bajerni ka pasur disa “histori” transferimesh me “demat”, nga trajneri Nagelsman e deri të lëvizjet e “freskëta” si, Daiot Upamekano dhe Konard Laimer. Mediumi ekspert i “transfermark” e vlerësuan kartonin e fantazistit iberikas 50 mln euro. Gjatë këtij sezoni ka kontribuar me 7 gola dhe 5 asiste në 25 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat