Manchester Utd fiton Kupën e Anglisë, Manchester City me dhimbje koke 

Futboll

Manchester Utd fiton Kupën e Anglisë, Manchester City me dhimbje koke 

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 17:55
Kobbie Mainoo feston golin e fitores

Manchester Utd pas një edicioni aspak të mirë, megjithatë e mbylli me trofe! 

Manchester Utd është fitues i Kupës së Anglisë (FA Cup), pasi në finale e mposhti me rezultat 2:1 Manchester Cityn. 

Finalja është zhvilluar në stadiumin "Wembley" të Londrës.

Manchester Utd ka fituar për herë të 13-të FA Cup dhe ka siguruar vizën për në Evropë.

Dy gola në 39 minutat e parë ishin fatale për kampionin e ri.

Në minutën e 30-të, gafë në prapavijën e Citizens, Garnacho përfiton dhe kalon United në epërsi. 

Në minutën e 39-të, 19-vjeçari Kobbie Mainoo thellon rezultatin në 2:0. 

Norvegjezi Erling Haaland i pafat, goditja e të cilit u ndal nga traversa e Manchester Utd.

Walker pati mundësi të mirë në minutën e 59-të por fantastik reagimi i portierit Onana.

Pas dy minutave Alvarez dështon sikur edhe në atë të minutës së 64-të, ku portieri i Manchester Utd ka treguar klasin e tij.

Në minutën e 87-të, Doku nga rreth 17-18 metra shënoi në këndin e poshtëm të djathtë paksa edhe me reagimin e dobët të portierit Onana, 2:1.

Manchester Utd i trajnerit Ten Hag ngadhënjeu e fitoi Kupën dhe Pep Guardiola e Manchescter City janë me dhimbje koke nga humbja në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat