Marota: Titulli i Interit ishte magji

Futboll

Marota: Titulli i Interit ishte magji

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:11
Bepe Marota

Bepe Marota ka besim se Interi do të vazhdojë të bëjë histori dhe të mos ndalet në Serinë A. Administratori i zikaltërve thotë fjalët më të mira për titullin kampion të përfunduar dhe shpalos objektivat e së ardhmes.

“Në këtë titull kampion të 20-tin të historisë që përkon me yllin e dytë është e gjithë esenca dhe bërthama e Interit.

Kjo do të rrijë përgjithmonë. Së bashku u futëm në histori dhe së bashku do të vazhdojmë ta shkruajmë në të ardhmen”, janë disa nga fjalët e Bepe Marotës në “librin” e dedikuar për Interin nga “La Repubblica” që do të publikohet të dielën e ardhshme. “

Ka qenë një ecuri e jashtëzakonshme dhe një sezon i madh. Ka kulminuar me dy yjet e qëndisura mbi kraharor.

Fitorja e titullit kampion për tifozët tanë dhe për klubin dhe qytetin e Milanos është diçka e jashtëzakonshme. Sepse Interi frymon histori, sepse Interi është në histori”, vazhdon më tej administratori. Ai madje ka premtuar se mund të qëndrojë te zikaltrit edhe përtej vitit 2027, kur i skadon kontrata me zikaltrit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat