Duro drejt skuadrës së sapongjitur në Superligë

Futboll

Duro drejt skuadrës së sapongjitur në Superligë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:17
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro pritet të vazhdojë karrierën si trajner sërish jashtë kampionatit shqiptar.

Trajneri kryeqytetas, pasi u largua nga Struga dy javë para se të shpallej kampion skuadra që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë një ofertë joshëse nga FC Suhareka.

Skuadra kosovare sapo është ngjitur në Superligë dhe kërkon të formojë një skuadër pretendente për sezonin e ri.

Duro do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e FC Suharekës.

Në ditët e fundit është përfolur edhe Tirana si një opsion për Duron, por vetë trajneri e ka hedhur poshtë si pistë në një prononcim për gazetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat