Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao përshëndetet me Piolin

Futboll

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao përshëndetet me Piolin

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:16
Pioli e Leao

Rafael Leao , sulmuesi i Milanit, pak orë para ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Salernitanës, ka falënderuar Stefano Piolin, i cili do t’i japë lamtumirën e kuqezinjve pas ndeshjes së sotme.

Këtë e ka bërë falë një postimi në rrjetet sociale, ku për më tepër ka shtuar:

“Faleminderit për gjithçka zotëri, pas 12 vitesh ju keni sjellë gëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë tifozët kuqezi dhe për rrjedhojë emri juaj ka hyrë në historinë e Milanit!

Faleminderit që më ndihmove ta vendos emrin tim në mesin e lojtarëve, elitën e futbollit dhe për të fituar një vend të rëndësishëm në këtë klub të madh, do t’ju jem gjithmonë mirënjohës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat