Granit Xhaka e kush tjetër, çon në këmbë Gjermaninë

Futboll

Granit Xhaka e kush tjetër, çon në këmbë Gjermaninë

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:46
Granit Xhaka feston me shokë

Bayer është fitues i Kupës së Gjermanisë në futboll. 

Granit Xhaka është hero i triumfit të Bayer Leverkusenit, me golin e të cilit e mposhtën me rezultat 1:0 Kaiserslauternin, në finalen e madhe që është luajtur në stadiumin “Olimpia” në Berlin. 

Granit Xhaka po dëshmohet gjithnjë e më i mirë. 

Djali i artë nga Kosova dhe kapiten i kombëtares së Zvicrës, realizoi gol spektakolar në minutën e 16-të.

Ai shënoi nga rreth 25 metra e në këndin e epërm të djathtë të rivalit.

Nga minuta e 44-të Bayer mbetet me një lojtar më pak, pasi që Kossounou është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.

Bayer edhe pse me një lojtar më pak ka shpërdoruar shumë raste ndaj rivalit të Bundesliga II.

Bayer Leverkusenit pas titullit të kampionit në Gjermani, ka fituar edhe Kupën gjermane.

Xhaka ka treguar lojë shumë të mirë dhe feston trofeun e dytë brenda pak ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat