Njihuni me Muhadin Sulejmanin, talentin e ri shqiptar në Gjermani

Futboll

Njihuni me Muhadin Sulejmanin, talentin e ri shqiptar në Gjermani

Më: 25 maj 2024 Në ora: 21:58
Muhadin Sulejmani

Muhadin Sulejmani është një tjetër futbollist i ri dhe i talentuar shqiptarë që po rritet në Gjermani.

Mbrojtësi 18 vjecar është një prej lojtarëve më premtues të gjeneratës së tij dhe aktualisht bën pjesë te skuadra e Stuttgarter Kickers.

E ardhmja e tij duket e shkëlqyer. I kanë mjaftuar disa paraqitje të mira, që ai të marrë ftesë nga Kombëtarja U19 për të treguar vlerat e tij. Ai ka debutuar në miqësoret ndaj Turqisë dhe Maltës, ku ka bërë ndeshje mjaftë të mira.

Nga lojtarët e Kombëtares, atij i pëlqen loja e Jasir Asanit dhe Berat Gjimshitit.

Ndërsa, babai i tij, Orhan Sulejmani, zbulon ofertat që ka pasur djali i tij nga klube si Nurnberg, Kremoneze e të tjerë, por kanë vendosur që të qëndrojnë të Stuttgarter Kickers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat