Struga Trim Lum fillon përgatitjet më 5 qershor

Futboll

Struga Trim Lum fillon përgatitjet më 5 qershor

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:19
Struga Trim Lum

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Strugës Trim Lum, do të garojë në rrethin e parë të kualifikueseve në Champipns League.

Menjëherë pas festës së titullit të dytë radhazi, lojtarët shkojnë në pushim deri më 5 qershor, kur është caktuar edhe fillimi i përgatitjeve verore. 

“Janë më shumë se dy javë pushim, që sigurisht do të jetë e mirë për lojtarët e kampionit para paraqitjeve në garat evropiane.

Struganët synojnë të përforcohen, disa emra janë opsion me të cilin po negociojnë, por për këtë fillimisht duhet të presin zgjedhjen e kryetrajnerit të ri, që më pas të përforcohen”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat