Reali është klubi më i pasur në botë

Futboll

Reali është klubi më i pasur në botë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:40
Reali

Për të tretin vit radhazi, Reali i Madridit është klubi i futbollit më i vlefshëm në botë.

Ky është rezultati i analizës që revista prestigjioze “Forbes” përgatit çdo vit dhe analizën e saj të fundit e bëri publike mëngjesin e së enjtes.

Madridi ka një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh, duke ia kaluar për pak Mançester Junajtidit (6.55 miliardë), por duke ruajtur fronin që ka mbrojtur që nga viti 2022.

“Forbes” thekson në raportin vjetor se Reali i Madridit ka shënuar një rritje prej 9% në vlerën e klubit në krahasim me vitin e kaluar dhe, përveç kësaj, thekson se është skuadra që ka gjeneruar më shumë të ardhura (873 milionë dollarë, shifër kjo që, duke filluar nga këtë verë, ajo aspiron të kalojë 1 miliard euro me të ardhurat shtesë që do të ofrojnë evenimentet e ndryshme në “Santiago Bernabéu)”.

Medalja e argjendtë vazhdon të shkojë te Mançester Junajtid, i dështuar në këtë sezon sportiv, por një kolos për sa i përket markës botërore. Pavarësisht situatës së tyre aktuale, shumë larg Champions League, stema e “Djajve” vazhdon të lëvizë miliona. Ata pasohen nga Barcelona (5,6 miliardë dollarë në vlerë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat