I tërë stadiumin në emocione për Toni Kroos, Reali baras me Betisin

Futboll

I tërë stadiumin në emocione për Toni Kroos, Reali baras me Betisin

Nga: K.G. Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:52
Kroos përshendetet me lojtarët

Kampioni i ri i Spanjës, Real Madridi, ndahet baras (0:0) me Betisin, në takimin e fundit të edicionit të La Liga-s.  

Në minutën e 86-të, i tërë stadiumi "Santiago Bernabeu" në këmbë, duke e duartrokitur mjeshtrin e futbollit Toni Kroos, që ishte ndeshja e fundit e tij në Spanjë me klubin më të madh në botë, Real Madridi.

Koment që nuk do të harrohet kurrë në jetë dhe në fushë edhe futbollistët e duartrokitën duke dhuruar emocione të mëdha. 
Ceballos futet në vend të mesfushorit gjerman.

Njëri ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, pas përfundimit të Euro 2024 ku do të paraqitet me Gjermaninë, do të mbyllë karrierën si futbollist aktiv.

Reali mbyllë edicionin në vend të parë me 95 pikë e Betis renditet në të vend të shtatë me 57 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat