Mkhitaryan nuk i kursen lavdet për Inzaghin

Futboll

Mkhitaryan nuk i kursen lavdet për Inzaghin

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:05
Henrikh Mkhitaryan

Mesfushori i Inter-it, Henrikh Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur në veçanti për trajnerin e “zikaltërve”, Simone Inzaghi-n.

Ai theksoi se Inzaghi jeton për futbollin, ndërsa shtoi se tekniku i njeh të gjithë lojtarët mirë.

“Ai na stimulon shumë. Ai jeton për futbollin dhe i njeh të gjithë lojtarët në ligat evropiane.

Në futboll luhet për të fituar trofe dhe ne të dy nuk ndalemi. Gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur në një kampionat në Francë, Gjermani, Angli, Itali apo Spanjë dhe ia dola”-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat