​Kuç: U lidha me Kombëtaren e Kosovës, por Gliha i dha fund gjithçkaje

Futboll

​Kuç: U lidha me Kombëtaren e Kosovës, por Gliha i dha fund gjithçkaje

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:17
Edvin Kuç

Edvin Kuç i ka dhënë fund karrierës së tij gjashtë vjeçare me Ballkanin, skuadër me të cilin ai fitoi tre tituj kampioni dhe Kupën e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në klubin nga Suhareka.

Përkundër një lamtumire të dhimbshme, Kuç është shprehur shumë i lumtur me ecurinë e këtij sezoni, ku skuadra rrëmbeu dy trofetë më të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Kuç: Sezon tejet i vështirë, por plotësisht i suksesshëm

“Sezoni ishte shumë i vështirë, marrë parasysh që ne kemi luajtur edhe në Ligën e Konferencës, të gjitha këto ndeshje, udhëtime, ngarkesa dhe në fund jemi shpallur kampion për herën e tretë me plotë meritë sepse nuk mund të bëhesh kampion tri herë radhazi pasur kualitete dhe organizim të mirë. Tani në fund fituam edhe Kupën e Kosovës, ai trofe na mungonte dhe tani i kemi plotësuar të gjitha këto trofe”, thekson Kuç.

Duke folur për KP, Kuç ka bërë të ditur se lajmin për largimin e tij, skuadrës ia bëri të ditur vetëm para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

Kuç: Vendimin për largim klubit ia tregova para ndeshjes për Kupën e Kosovës

“Unë Ballkanin e kam sikur shtëpinë time, ajo është për mua gjithmonë një derë e hapur dhe gjithmonë kemi folur si familje. U kam treguan ndoshta pak vonë, por nuk desha që të tregoj më herët që do të largohem sepse nuk doja të hyjë në presion. Para kupës, oferta ka arritur para ndeshjes me Llapin, nuk desha të tregoj para ndeshjes, sepse ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe pastaj para kupës u tregova se dua të nisë një aventurë të re”, thotë tutje Kuç.

Madje ai zbuloi edhe bisedën që pati me trajnerin Ilir Daja dhe reagimin e trajnerit shqiptar.

Kuç: Trajneri Daja u emocionua kur i thash se po largohem

“Kemi folur, profesori është një njeri që më ka ndihmuar shumë dhe si njeri që gjithmonë sheh së pari karakterin dhe për punën e tij flasin vetëm rezultatet që ka bërë jo vetëm këtu por edhe në Shqipëri. Normal kemi folur dhe ka qenë pak emocionalisht, por edhe ai i kupton këto gjëra janë normale dhe do vijë koha edhe që të largohesh. Më ka falënderuar për të gjitha paraqitjet që kam bërë për këtë klub dhe mirëkuptimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tij”, zbuloi reprezentuesi malazez.

Kuç ka vendosur që karrierën ta vazhdojë tek skuadre Neftchi Bahku në Azerbajxhan, derisa theksoi se nuk e ka pasur opsion asnjë nga skuadrat tjera të Superligës së Kosovës.

Kuç: Pas Ballkanit, klubet tjera kosovare nuk i kam fare opsion 

“Të them të drejtën nuk kanë ardhur në opsion, sepse pas Ballkanit është e vështirë për mua që të luaj në një klub tjetër në Kosovë. Futbollit normal nuk i dihet, nuk mund të tregosh kurrë që jo nuk luaj, por për mua do të ishte shumë e vështirë të luaj në ndonjë klub tjetër në Superligën e Kosovës”, tha qartazi Kuç.

Për herë ta parë, reprezentuesi malazez ka folur për deklaratën e ish-trajnerit të Kosovës, Primzo Gliha i cili kishte thënë se Kuç nuk mund të luajë për Kosovën pasi i ka ikur mosha.

Kuç: U lidha me Kombëtaren e Kosovës, por Gliha mbylli gjithçka

“Unë jam malazez, kam lindur në Mal të Zi, është kombëtarja e parë që kisha luajtur. Po, kishte disa spekulime për Kombëtaren e Kosovës, pastaj këto spekulime i ka përfunduar selektori Gliha kur ka treguar që jam i vjetër për t’u ftuar për herë të parë nga Kosova. Është normale, në futboll duhet të presësh çdo gjë, nëse ju e dini vlerën tuaj, normal ndonjëherë ka komente pozitive, ndonjëherë negative, duhet të luftosh me këto. Pastaj pas shtatë ditësh më ka ftuar Kombëtarja e Malit të Zi dhe çdo gjë ka shkuar super atje dhe për çdo lojtar është kulmi i karrierës kombëtarja”, tha Kuç.

Në fund, Kuç u shpreh i bindur se Ballkani do të vazhdojë ta dominojë futbollin kosovar, derisa falënderoi përzemërsisht të gjithë klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe të dhënë ndaj tij gjatë gjithë këtyre viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat