Miliona euro në arkën Sivasspori, shqiptari largohet me kokën lart

Futboll

Miliona euro në arkën Sivasspori, shqiptari largohet me kokën lart

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:22
Rey Manaj - djathtas

Rey Manaj nuk do të jetë më një futbollist i Sivasspor. Lajmin e bën të ditur vetë futbollisti i cili me një postim në rrjete sociale falenderon të gjithë për aventurën e tij turke.

“Të dua Sivas, do të jesh gjithnjë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Manaj në faqen e tij në Instagram.

Manaj ishte pa mëdyshjen më të vogël, lojtari më i mirë i Sivasspor ku këtë sezon shënoi plot 22 gola e 4 asiste duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat pas Dzeko e Icardi.

E ardhmja e tij ende s’ka një përgjigje definitive, por sirenat e Serie A apo LaLigas po bien prej disa javësh. Largimi i tij nga Turqia vjen me kokën lart, teksa Sivasspor do të fitojë një shumë të konsiderueshme parash.

Kujtojmë se Manaj e ka kontratën e vlefshme deri në vitin 2026. Paraqitjet e tij bën që të largohej në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat