Sezon fantastik për lojtarët kuqezi, 7 trofe të fituar në Europë

Futboll

Sezon fantastik për lojtarët kuqezi, 7 trofe të fituar në Europë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:32
Berat Gjimshiti

Duket se ky sezon ka qenë i sukseshëm për jo pak lojtarë të Kombëtares, të cilët kanë ngritur trofe me klubet e tyre dhe shkojnë në Europian me një moral edhe më të lartë. Kristjan Asllani, pavarësisht kontributit modest në fushë për Interin, sërish ka dalluar në ato ndeshje që i është dhënë mundësia.

U shpall kampion i Serisë A, diçka e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë për t’u arritur. Një tjetër lojtar është kapiteni Berat Gjimshiti, i cili pak ditë më parë ngriti trofeun e Ligës së Europës lart me Atalantën.

Ndërkohë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci kanë bërë dopietë në Çeki. Pasi siguruan titullin kampion me Spartën e Pragës, arritën të festonin edhe në Kupë. Në Kroaci protagonist ishte Arbër Hoxha që po ashtu ka bërë dopietë trofesh. Kampionat dhe Kupën e Kroacisë, sulmuesi anësor i ka koleksionuar në karrierën e tij si futbollist.

I fundit ka qenë Ernest Muçi që ia doli të festonte me Beshiktashin Kupën e Turqisë, pasi mposhtën Trabzonsporin 3- 2. Një sezon fantastik që i bashkangjit edhe kualifikimin në Europian me Kombëtaren dhe tregon se futbollistët shqiptarë jo vetëm që luajnë në arenën ndërkombëtare, por edhe fitojnë trofe të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat