Trajneri i Sivasporit: Manaj është një luftëtar i veçantë

Futboll

Trajneri i Sivasporit: Manaj është një luftëtar i veçantë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:52
Rei Manaj

Rei Manaj ka përfunduar sot sezonin më të mirë të karrierës së tij.

Plot 36 ndeshje të zhvilluara me Shivasporin, ku ka arritur të shënojë 22 gola dhe të japë 3 asiste për shokët e skuadrës. Sulmuesi shqiptar u përshëndet sot me tifozët e skuadrës turke, të cilët me shumë mundësi do t’i shohë për të fundit herë.

Vetë trajneri ka pranuar në konferencë për shtyp se Manaj do të transferohet këtë verë në raset se mbërrin oferta e duhur. Bylent Ujguni ka vlerësuar lojtarin shqiptar, të cilin e ka veçuar ndër futbollistët që ka trajnuar në karrierë.

“Rei Manaj është një futbollist shumë i veçantë, i fuqishëm, luftëtar, i talentuar dhe i ndryshëm mes sulmuesëve me të cilët kam punuar. Ai ka kontribuar shumë te ne, kështu që do të doja që ta falenderoja edhe një herë tjetër.

Nëse marri një ofertë që do ta kënaqë menaxherët dhe komunitetin tonë ekonomikisht, do ta shesim”, ka deklaruar Bylent Ujguni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat