Merret vendimi për Xherdan Shaqirin, mediumi zviceran: Vjen më herët se sa pritej

Futboll

Merret vendimi për Xherdan Shaqirin, mediumi zviceran: Vjen më herët se sa pritej

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:04
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Kampionati Evropian është afër që do të mbahet në Gjermani.

Në fakt, futbollisti Xherdan Shaqiri pritej t’i bashkohej kombëtares së Zvicrës vetëm pak para miqësores kundër Estonisë (më 4 qershor). 

“Tani kapiteni i Chicago Fire ka marrë leje nga klubi i tij që më të vijë më herët se sa pritej. 

Shaqiri do të jetë në dispozicion të Yakinit kur të fillojë kampi stërvitor të hënën. 

Sipas mediave amerikane, vendimi është marrë të premten pas një diskutimi mes palëve.

Gjithsej 38 lojtarë janë në parapërzgjedhjen e kombëtares për Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Pas ndeshjes me Estoninë, trajneri i kombëtares, Murat Yakin, do të shpall skuadrën për Euro 2024 pak para miqësores kundër Austrisë (më 8 qershor)”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat