Thuram: Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë

Futboll

Thuram: Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:26
Thuram

Liga e Serisë A i ka dedikuar një reportazh dhe një speciale skuadrës së Interit për fitoren e titullit kampion.

Më së shumti deklaratat e protagonistëve janë pas triumfit në derbi kundër Milanit.

Markus Thuram ka qenë një nga surprizat e Serisë A të këtij viti dhe ai ka vlerësuar maksimalisht si Lautaron dhe Çalhanoglunë për sezonin fantastik që kanë zhvilluar.

Po ashtu Inzagi tregonte emocionet për fitoren e titullit të parë kampion, diçka që i mungonte në palmaresin e tij personal.

Për mua Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Të gjithë e njohin për atë që bën në fushën e lojës. Ai është një lider i madh, është kapiteni ynë dhe bën diferencën në ndeshjet e mëdha. Jashtë fushës është akoma më i mirë.

Është një mik i shtrenjtë dhe një person me të cilin më pëlqen të kaloj kohën. Sakrifikohet gjithmonë për shokët e skuadrës dhe është nga më të rëndësishmit si në kombëtaren e tij ashtu edhe me shokët. Është shumë bujar", tha Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat