Pollozhani dhe Flamurtari bëhen sërish bashkë!

Futboll

Pollozhani dhe Flamurtari bëhen sërish bashkë!

Më: 26 maj 2024 Në ora: 12:30
Artim Pollozhani

Pas eksperiencës së bukur te Ballkani, në rolin e asistuesit të parë të Ilir Dajës, në adresë të Artim Pollozhanit ka ardhur një ofertë shumë e majme, që i’a ka bërë ish klubi i tij, Flamurtari i Vlorës.

Është vetë presidenti i këtij klubi, Sinan Idrizi, ai i cili këmbëngulë për angazhimin e struganit, mirëpo jo në rolin e trajnerit. Idrizi e ka projektuar atë në rolin e drejtuesit, duke i dhënë shumë liri edhe në merkato, rreth përzgjedhjes së futbollistëve, por edhe trajnerit të ri.

Aktualisht, rolin e trajnerit te Flamurtari e luan Eqerem Memushi, mirëpo edhe pozita e tij nuk është e sigurtë, njëjtë sikurse edhe pjesës më të madhe të futbollistëve.

Kështu, nëse do të realizohej kjo pistë, atëherë Pollozhani do të ketë shumë punë në afatin kalimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat