Erikson: Anglia dhe Franca janë favoritë

Futboll

Erikson: Anglia dhe Franca janë favoritë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:36
Sven Goran Erikson

Gjatë intervistës së dhënë për edicionin e sotëm të “La Repubblica”, ish-trajneri i Romës, Lacios dhe Sampdorias, Sven Goran Erikson është fokusuar te Kampionatin Evropian.

Trajneri suedez shprehu komentet e tij për favoritin e mundshëm për trofeun, duke u ndalur te Anglia, të cilën e ka trajnuar nga viti 2001 deri në vitin 2006:

“Është e preferuara ime bashkë me Francën, të cilën e shoh shumë të fortë.

Më pëlqejnë edhe Spanja dhe Gjermania që ka përparësinë e të luajturit në shtëpi dhe unë shpresoj se ata do të bëjnë një rrugë të gjatë, por sinqerisht nuk mendoj se ata mund të fitojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat