Kritika e pazakontë për Donnarumman

Futboll

Kritika e pazakontë për Donnarumman

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:18
Gianluigi Donnarumma

Paris Saint-Germain e ka mbyllur sezonin me një trofe tjetër.

Të shtunën në mbrëmje, skuadra e Luis Enrique ka mundur 2-1 Lyon në finalen e Kupës së Francës, duke realizuar kështu “dopjetën” në Francë pasi ka triumfuar edhe në Ligue 1.

Gianluigi Donnarumma, pavarësisht suksesit, është kthyer të kritikohet nga mediat franceze.

Daniel Riolo, një nga opinionistët më të rëndësishëm televiziv francezë, gjatë emisionin “Afetr Foot” në RMC Sport, është ndalur te një dalje e gabuar e portierit italian.

“Kur kërcen duket më i shkurtër se sa kur nuk kërcen. Më pas nuk e ka kapur as topin”, ka thënë gazetari.

Edhe nota që ‘Foot Mercato’ i ka dhënë portierit ka qenë shumë e ulët (5.5) për të njëjtën arsye:

“Siç ndodh shpesh, portieri i PSG nuk ka qenë mirë në lojën ajrore, veçanërisht në goditjet standarde.

“Megjithatë, është pozicionuar në mënyrë perfekte në një goditje me kokë të Nicolas Tagliafico. Përveç kësaj pritje, italiani nuk ka pasur nevojë të bëjë ndërhyrje të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat