Osimhen do të largohet nga Napoli në fundin e sezonit

Futboll

Osimhen do të largohet nga Napoli në fundin e sezonit

Më: 26 maj 2024 Në ora: 14:48
Chelsea

“Sportmediaset” , duke raportuar për negociatat mes Napolit dhe Antonio Kontes, fokusohet edhe te qendërsulmuesi i së ardhmes për napolitanët, sepse Viktor Osimhen do t’i thotë lamtumirë në fund të sezonit, siç ishte rënë dakord në dhjetor.

Portali shkruan se në projektet e trajnerit është edhe Romelu Lukaku.

Sulmuesi që kaloi vitin e fundit te Roma, por që do të rikthehet te Çelsi në korrik, mund të jetë një kusht, ne rast negociatash të italianëve me londinezët në lidhje me Osimhen, pasi këta të fundit kanë shprehur interes për Nigerianit.

Premier Liga është destinacioni i preferuar për qendërsulmuesin, por ekziston edhe tregu në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat