Kushtet atmosferike janë në disfavorin e finales Partizani – Egnatia

Futboll

Kushtet atmosferike janë në disfavorin e finales Partizani – Egnatia

Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:10
Pamje e stafiumit

Sot, Partizani dhe Egnatia do të luajnë mes tyre finalen e titullit kampionë.

Të dyja ekipet do të luftojnë për çdo centimetër në fushën e lojës për të arritur te trofeu.

Si në çdo ndeshje mes tyre edhe kjo e sotma do të jetë një spektakël i vertëte dhe historia ka treguar se gjithmonë përballjet mes rrogozhinasve dhe demave kanë prodhuar emocione të mëdha.

Megjithatë kushtet atmosferike janë në disfavor të kësaj supersfide.

Kështu kjo sfidë do të të ketë edhe një ‘tifoz’ jo shumë të pëlqyer, pasi reshjet e shiut do të jenë prezente.

Kështu 1 orë para sfidës moti parashikon 93% reshje shiu.

Ndërkohë në orën 19:00, kur edhe nis sfida reshjet e shiut shkojnë 97%, ndërsa pas 1 orë do të pësojnë rënie në 77%. Në orën 21:00 kur përfundon ndeshje moti parashikon 60%, ndërsa në orën 22:00 pëson sërish rënie deri në 54%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat