Ten Hag ua bën të qartë drejtuesve të klubit: Nëse United nuk më do, shkoj fitoj trofe diku tjetër

Futboll

Ten Hag ua bën të qartë drejtuesve të klubit: Nëse United nuk më do, shkoj fitoj trofe diku tjetër

Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:19
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag deklaroi pas triumfit 2-1 ndaj Manchester City-t në finalen e FA Cup se nëse nuk e duan te “Djajtë e Kuq” atëherë ai do të shkoj të fitojë trofe diku tjetër.

“Nëse ata nuk më duan më, unë do të shkoj diku tjetër dhe do të fitoj trofe sepse kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime”-tha fillimisht holandezi në deklaratën për mediat.

I pyetur se nëse beson se do të jetë pjesë e United sezonin e ardhshëm, Ten Hag deklaroi se është pjesë e projektit.

“Unë jam në projekt dhe jemi pikërisht aty ku duam të jemi. Ne po ndërtojmë një ekip. Kur mora drejtimin, ishte një rrëmujë te United. Skuadra po zhvillohet dhe po fiton trofe dhe po luan me një identitet”-vijoi ai.

Sa u përket dy golashënuesve të këtij triumfi, Garnacho-s dhe Mainoo, kreu i stolit të “Djajve të Kuq” u shpreh se është shumë i lumtur për të dy lojtarët e tij.

“Jam shumë i lumtur. Ndonjëherë, vjen me fat zhvillimi i një lojtari të ri që nuk e prisje të ndodhte kaq shpejt. Jam shumë i lumtur sepse ata kanë potencial për të përmbushur standardet që ju nevojiten për nivelin e lartë të futbollit. Ne kemi nevojë vetëm për më shumë nga lojtarë të tillë”-tha ndër të tjera Erik ten Hag./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat