Incidenti i madh, sulmohet lojtari i Hajdukut

Futboll

Incidenti i madh, sulmohet lojtari i Hajdukut

Nga: K.G. Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:40
Lojtarët e Hajdukut

Incidenti i madh ndodhi pas përfundimit të ndeshjes mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit. 

Hajduku e mposhti me rezultat 5:2 Lokomotivën, në kuadër të kampionatit kroat. 

Disa huliganë kanë sulmuar fizikisht futbollistin e njohur të Hajdukut të Splitit, Filip Krovinoviç dhe për këtë klubi ka reaguar. 

“Mbrëmë në Zagreb anëtari ynë Filip Krovinoviç është sulmuar fizikisht nga një grup tifozësh rivalë.

Duhet të theksojmë menjëherë se ky shpërthim i paprecedentë huligan nuk ka asnjë lidhje me ndeshjen e djeshme mes Lokomotivës dhe Hajdukut.

Ai ka pësuar një sulm fizik pas daljes nga stadiumi i Kranjçeviçevës dhe arsyeja e vetme është fakti se Filipi është lojtar i Hajdukut.

Ne e dënojmë këtë akt barbar në termat më të ashpër të mundshëm. Presim që institucionet kompetente ta hetojnë këtë rast dhe të sanksionojnë personat, vepra e të cilëve nuk ka të bëjë me brohoritje dhe rivalitet sportiv.

Filipi nuk ka provokuar një sulm të tillë. Huliganët e kanë vënë në shënjestër mbrëmë dhe e kanë sulmuar në grup kur kanë ndjerë një moment të përshtatshëm. Vetëm nga fati dhe shkathtësia e plotë, Krovinoviç nuk pësoi pasoja më të rënda.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët tanë përjetojnë shqetësime të ngjashme në Zagreb. Një rast pothuajse identik ka ndodhur tetë vjet më parë kur u sulmuan Toma Bashiq dhe Josip Juranoviq.

HNK Hajduk edhe një herë dënon çdo formë dhune, për klubin tonë gjëra të tilla nuk janë të pranueshme dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë para drejtësisë autorët dhe për të mbrojtur lojtarët tanë nga shqetësime të ngjashme në të ardhmen”, - thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat